Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rexhepi korruptoi mjekët ekuadorianë/ Dokumente false për të fituar lirinë, 8 të arrestuar në Ekuador

schedule15:04 - 22 Shtator, 2026

schedule 15:04 - 22 Shtator, 2026

Tetë muaj hetime çuan në arrestimin e 8 personave, mes tyre mjekë dhe ish-mjekë, të dyshuar se ndihmuan Dritan Rexhepin që gjatë vitit 2022 të figuronte i pranishëm në Ekuador, edhe pse ai ishte larguar nga vendi.

Policia Kombëtare, në koordinim me Prokurorinë, zhvilloi 11 kontrolle në kuadër të hetimit për një rrjet të dyshuar për krim të organizuar, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim procedural.

Sipas autoriteteve, Rexhepi u largua nga Ekuadori më 7 shtator 2022, përmes pikës kufitare të Rumichaca-s, por edhe pas largimit të tij, në sistem vijuan të regjistroheshin në emrin e tij paraqitje dhe certifikata mjekësore.

Madje, një nga provat më të pazakonta të hetimit lidhet me gjurmën e gishtit. Autoritetet dyshojnë se një dorezë lateksi është përdorur për të riprodhuar gjurmën e Rexhepit dhe për të krijuar përshtypjen se ai vazhdonte të paraqitej fizikisht.

Hetuesit kanë zbuluar gjithashtu nënshkrime të dyshuara si të falsifikuara, certifikata mjekësore të parregullta dhe të dhëna të rreme për praninë e tij.

Të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pagesa në këmbim të dokumenteve që justifikonin përmbushjen e detyrimeve gjyqësore të Rexhepit, të cilat në të vërtetë nuk ishin përmbushur.

Autoritetet thonë se operacioni mund të çojë edhe në hetime të tjera për korrupsion në sistemin shëndetësor, ndërsa nuk përjashtohet përfshirja e personave të tjerë.

Dritan Rexhepi i arratisur katër herë nga burgjet, me disa dënime të rënda dhe identitete të rreme akuzohet  për vrasje policësh, rrëmbimin e Jan Prengës me urdhër nga burgu dhe trafik ndërkombëtar droge, Dritan Rexhepi. Ai ka përdorur edhe emrat Lulëzim e Gramoz por edhe Dionisopoulos Rexhepi. Ai u ekstradua më 8 janar 2025 në Shqipëri.

46-vjeçari cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa konsiderohej si një ndër narkotrafikantët më të fuqishëm dhe akuzohet se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!