Një aksident ka ndodhur në rrugën Fier-Seman, në afërsi të fshatit Fermë Çlirim.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Si pasojë, është lënduar drejtuesja e mjetit, Eda Tushe, 27 vjeç.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

