Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova “rrëmben” yllin e Bayern/ Erblin Osmani zgjedh “Dardanët”, grumbullohet për Nations League

schedule18:52 - 18 Shtator, 2026

schedule 18:52 - 18 Shtator, 2026

Në një kohë ku ishte folur më shumë për përplasjet e brendshme mes lojtarëve dhe federatës, Kosova vjen me një risi të madhe me listën e të grumbulluarve nga Franko Foda për sfidat në Ligën e Kombeve.

Mes 27 emrave të ftuar nga tekniku është edhe ai i Erblin Osmanit, talentit që luan me Bayern Munich.

Mesfushori 17 vjeçar, i cili më parë ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Gjermanisë, ka vendosur të përfaqësojë “Dardanët”, duke nisur nga ndeshjet e ardhshme.

Një tjetër goditje e rëndësishme për Kosovën, që do të ketë shërbimet e një talenti të vërtetë.

Osmani gjithashtu shton radhët e lojtarëve që më parë kanë ndjekur të njëjtën rrugë dhe që vijnë nga Bundesliga si Albian Hajdarin, Leon Avduhallu apo Fisnik Asllani.

Risi të tjera në zgjedhjet e trajnerit Foda janë Dion Kaçuri dhe Milot Avdyli, ndërsa në listën e futbollistëve të grumbulluar janë të gjithë yjet si Milot Rashica, Edon Zhegrova apo Vedat Muriqi.

Kosova do të nisë fushatën e saj në Ligën e Kombeve më 24 shtator në “Vadil Vokrri” të Prishtinës kundër Irlandës. Më pas, “Dardanët” do të luajnë edhe tre ndeshje të tjera deri më 4 tetor, kundër Austrisë dhe Izraelit në transfertë dhe sërish në shtëpi ndaj Austrisë për ndeshjen e kthimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!