Është luajtur gjysmëfinalja e parë e Carabao Cup mes Manchester United dhe Manchester Cityt, me fitoren 1-3 të besuarve të Pep Guardiolës. “Cityzens” mbyllën shumë shpejt historinë e këtij takimi, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 0-3.
Bernardo Silva, Riyad Mahrez dhe një autogol i Andreas Pereira i çuan skuadrat në dhomat e zhveshjes në rezultatin 0-3. Manchester City dominoi gjatë gjithë takimit dhe vetëm në një moment pakujdesie, Rashford shënoi për United, një gol nderi.
Ndeshja e kthimit do të luhet pas tre javësh në Etihad Stadium dhe City është në kontroll të plotë të rezultatit dhe me një këmbë në finalen e kësaj kupe./abcnews.al
Carabao Cup, gjysmëfinale
Man. United – Man. City 1-3
Rashford 70′ / Silva 15′, Mahrez 33′, Pereira (ag) 39′