Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE 3.3 miliardë euro mbështetje për Ukrainën, fondet për dronë dhe raketa

schedule10:27 - 18 Shtator, 2026

schedule 10:27 - 18 Shtator, 2026

Bruksel- Komisioni Evropian ka disbursuar sot 3.3 miliardë euro për Ukrainën, në kuadër të Kredisë Mbështetëse për Ukrainën prej 90 miliardë eurosh.

Sipas Komisionit Evropian, fondet do të përdoren për blerjen e dronëve dhe raketave, me qëllim forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm rus.

Kjo është pagesa e katërt në kuadër të dritares së mbrojtjes të kësaj kredie. Me disbursimin e fundit, Komisioni Evropian pritet të ketë kaluar në total gati 15 miliardë euro për Ukrainën deri në vitin 2026.

Kredia prej 90 miliardë eurosh parashikon 30 miliardë euro për mbështetjen buxhetore dhe 60 miliardë euro për sektorin e mbrojtjes, për periudhën 2026–2027.

Në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian po shqyrton një program të ri të përbashkët me Ukrainën për zhvillimin e një sistemi evropian të mbrojtjes ajrore dhe raketore.

Mbështetja financiare dhe ushtarake e BE-së për Ukrainën vijon në kuadër të përpjekjeve evropiane për të forcuar kapacitetet e vendit përballë luftës së nisur nga Rusia.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!