Me të njëjtën kravatë që mbante në ditën kur Kosova shpalli pavarësinë, Hashim Thaçi u shfaq edhe në një nga ditët më të vështira të jetës së tij politike.
Më 16 shtator, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u paraqit në seancën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë me të njëjtën kravatë që kishte veshur më 17 shkurt 2008, ditën historike kur Kosova shpalli pavarësinë.
Në atë kohë, Thaçi ishte kryeministër i Kosovës dhe një nga figurat kryesore të ceremonisë së shpalljes së shtetësisë.

18 vite më pas, e njëjta kravatë u shfaq sërish, por këtë herë në një kontekst krejt tjetër. Më 16 shtator, në sallën e gjyqit në Hagë, Thaçi dëgjoi vendimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, që e dënoi me 25 vjet burgim.
Nga simboli i një dite që shënoi lindjen e shtetit të Kosovës, te një ditë që shënoi një nga momentet më të rënda në jetën e tij publike, e njëjta kravatë u kthye në një detaj që lidh dy prej momenteve më të rëndësishme të historisë personale dhe politike të Hashim Thaçit.

