Analisti Frrok Çupi thotë se vendi është në rrezik nga tirania e ligjit, teksa gjyqtarët kanë shkaktuar përplasje mes institucioneve, pasi kërkojnë rritje page.
Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë në ABC News, Çupi u shpreh se këta gjykatës kanë mësuar si të grabisin dhe jo të japin drejtësi.
Sipas Çupit, po ndodh një tërmet juridik dhe shtoi se mesazhi që japin magjistratë, është se e drejta vjen vetëm kur paguhet.
“Vërejmë një rrezik që i kanoset shtetit prej truave të drejtësisë. Reziku më i madh është përplasja e institucioneve. Pushtetet janë të pavarura nga njëra-tjetra. Kjo është banditeske. Kjo që tha ministri, tregon se këta gjyqtarë po tentojnë të krijojnë tiraninë e ligjit. Po na krijohet fenomeni i Gjykatës së Hagës. Problemi është se këta kanë shkuar shumë thellë tek historia e shteteve të rrënuara, deri te feja prekin rëndë këta. Nuk pyesin, shkelin mbi tjetrin. Nuk është vetëm juridike, por edhe tragjike. Këta funksionojnë për atë opozitë, e cila ka para. Sovrani ka vuajtur sepse në këtë vend nuk ka pasur drejtësi. “, theksoi ai./abcnews.al

