Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Messi, gol dhe trofe/ Superylli argjentinas arrin në 48 tituj në karrierën e tij

schedule12:40 - 17 Shtator, 2026

schedule 12:40 - 17 Shtator, 2026

A thua do të shuhet ndonjëherë ky yll?

Nuk kanë kaluar aq shumë orë që kur u njoftua se Lionel Mesi do të luajë edhe një tjetër ndeshje për Argjentinën, atë të lamtumirës në Buenos Aires në 6 tetor, kur superylli zbriti sërish në fushë dhe realizoi mrekullinë e radhës.

Tridhjetenëntëvjeçari i paoksidueshëm shënoi një gol, shërbeu një asist dhe fitoi një trofe.

Kjo me skuadrën te tij amerikane, Inter të qytetit të Majemit, ndërsa u fitua Kupa e Kampionëve e Amerikës së Veriut.

Rivali Kruz Azul, kampion I Meksikës, u mund 2-0 me gola të shënuar me kokë nga Mesi, pas topit të Suarezit, dhe nga Kasemiro, në vazhdim të goditjes nga këndi të “Pleshtit”.

Në stadiumin e Interit, nënkampioni në fuqi I botës ishte më I miri në fushë dhe arriti në 100 gola për floridasit, në vetëm 115 ndeshje, si dhe ka shërbyer plot 58 asistë.

Në karrierë statistika thotë 929 gola, 50 më pak se Kristiano Ronaldo, me shumë më pak ndeshje, dhe gati 200 asistë më shumë.

Mesi ka tani 48 trofe në karrierë, pra magjistari nga Argjentina po e shton edhe më shumë rekordin e tij botëror për të gjitha kohët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!