Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shembet miniera e arit në Sudan, të paktën 82 të vdekur dhe 50 të plagosur

schedule20:37 - 16 Shtator, 2026

schedule 20:37 - 16 Shtator, 2026

Të paktën 82 persona kanë humbur jetën, ndërsa 50 të tjerë janë plagosur pas shembjes së një miniere ari në një zonë të largët në veri të qytetit al-Nuhud, në shtetin Perëndimor Kordofan të Sudanit.

Bilanci i viktimave dhe të plagosurve është konfirmuar nga një burim brenda Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të cilat kontrollojnë këtë zonë. Sipas burimit, bëhet fjalë për një vlerësim të përkohshëm të katastrofës.

“Një numër i papërcaktuar njerëzish mbeten të bllokuar nën rrënoja dhe operacionet e shpëtimit po kryhen me mjete rudimentare”, deklaroi burimi në kushte anonimiteti.

Që prej nisjes së konfliktit mes ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), në prill të vitit 2023, të dyja palët kanë siguruar një pjesë të konsiderueshme të financimit përmes industrisë minerare, krahas mbështetjes që kanë marrë nga vende të huaja.

Konflikti ka rënduar më tej ekonominë e brishtë të Sudanit, ndërsa sipas vlerësimeve të fundit të Kombeve të Bashkuara, rreth 20 milionë njerëz përballen aktualisht me pasiguri akute ushqimore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!