Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.
Dënimi është bërë i ditur gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.

