Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Konjufca në Hagë para aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Kosova pret vendim lirues

schedule09:31 - 16 Shtator, 2026

schedule 09:31 - 16 Shtator, 2026

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbërritur në objektin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ku sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Konjufca tashmë ka hyrë në objektin e gjykatës. Para hyrjes, ai deklaroi se gjatë luftës në Kosovë kishte pasur dhjetëra figura ndërkombëtare që, sipas tij, e kishin dëshmuar karakterin mbrojtës të luftës së popullit shqiptar të Kosovës.

“Ajo luftë u zhvillua nga UÇK-ja. Këtë ushtri e drejtoi Shtabi i Përgjithshëm dhe në këtë shtab kurrë nuk ka pasur asnjëherë ndonjë mekanizëm të përbashkët kriminal”, tha Konjufca.

Ai shtoi se Kosova pret që procesi të përfundojë me një aktgjykim lirues për ish-krerët e UÇK-së.

Aktgjykimi pritet të shpallet sot në Hagë, në një seancë që po ndiqet me interes të madh në Kosovë dhe më gjerë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!