Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Nuk kemi pse ta bindim Këlliçin”, Mahmutaj: Vendimi “non grata” për Berishën është në faqen e DASH

schedule08:46 - 16 Shtator, 2026

schedule 08:46 - 16 Shtator, 2026

TIRANË- Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se “non grata” e Shteteve të Bashkuara ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij nuk do të hiqet.

Mahmutaj tha se nuk ka nevojë të bindë Belind Këlliçin lidhur me statusin “non grata” të Sali Berishës, duke argumentuar se vendimi është i publikuar në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ai shtoi se, sipas tij, nuk ka pasur ndonjë ndryshim që do të çonte në heqjen e masës ndaj Berishës. Më tej, gazetari akuzoi Berishën se vijon të përdorë retorikë të lidhur me dhunën dhe bojkotin dhe se, sipas tij, qëndrimet e tij janë në kundërshtim me procesin e europianizimit të Shqipërisë.

Në përfundim, Mahmutaj shprehu bindjen e tij se Shtetet e Bashkuara nuk do ta ndryshojnë vendimin ndaj Berishës dhe familjarëve të tij.

Ne nuk kemi pse të bindim Belind Këlliçin, sepse “non grata” është aty, e ke në faqen e Departamentit të Shtetit. Mjafton të klikosh emrin e Sali Berishës dhe të del e gjithë familja e Berishës “non grata”. Nuk i është hequr “non grata” dhe nuk ka për t’iu hequr “non grata”. Për çfarë duhet t’ia heqin “non grata” Berishës, sepse ka bërë kthesë në politikë? Berisha ka filluar të prodhojë paqe në politikë?

Berisha përditë bërtet për dhunë, për bojkot, për të kundërtën e europianizimit të Shqipërisë. Berisha prodhon vetëm dhunë dhe krim dhe nuk prodhon asgjë tjetër. Të jeni të sigurt se Amerika asnjëherë nuk ka për t’ia hequr “non grata” as Berishës dhe as familjarëve të tij.”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!