Ankthi nuk largohet, por kjo skuadër sërish të pëlqen. Edhe pse u mund në “Bernabeu” në Champions nga yjet e Realit, Interi është një spektakël dhe duket se po krijon një traditë fituese në Serinë A.
Suksesi I radhës bëri që zikaltërit të mbeten në krye të renditjes, me pikë të plota dhe të barabarta me Romën, edhe pse fitoret janë tipike për atë që quhet “ekipi I çmendur”.
Ndaj Udinezes në “San Siro”, një kundërshtari që Kristian Asllani I shënoi gol nga goditja e këndit, u arrit triumfi 5-3, jo aq I zakonshëm për futbollin italian, por normal për milanezët, e sidomos për mentalitetin e trajnerit të tyre, Kristian Kivu.
U pësuan dy gola, pra dizavantazhi ishte 0-2, përpara sesa të ndodhte përmbysja.
Pjesa e parë u mbyll 2-2 me rrjeta nga Abankuah dhe Ekelenkamp për miqtë në 16’, dhe me Karlos Auguston e Barelën që barazuan 2-2 pas 35 minutash lojë.
Pjesa e dytë ishte vazhdim I ofensivës dhe Turam, Espozito e Boni bënë që epërsia të shkonte në 5-2.
Në fund, friulanët shënuan një gol për statistikë nga Geje.
Përtej rezultatit, zikaltërit dominuan ndeshjen me 65 për qind mbajtje topi e 26 gjuajtje ndaj 6 të Udinezes, dhe me 12 në kuadrat, edhe pse friulanët e gjetën portën 5 herë.
“Duel I madh, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, për sfidën Roma-Inter që vjen fundjavën e ardhshme, dhe që kryesojnë Serinë A, – tjetër përmbysje e çmendur për Kivunë!”
“Arratisja, – është titulli I madh I “Il Korriere delo Sportit”, – Gasp-Kivu për titull! Çifti shkëputet pas 4 javësh, të shtunën është dueli direkt!”
Roma dhe Interi kryesojnë kampionatin me nga 12 pikë të plota, dhe sfida mes tyre do të jetë në “Olimpiko” të shtunën në orën 18:00.

