Një billboard me fotografitë e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, është vendosur në “Times Square” të New Yorkut.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-luftëtari i UÇK-së, Shpend Gjocaj, përmes një videoje të publikuar në Facebook.
Në billboard shfaqen fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndaj të cilëve pritet të shpallet aktgjykimi më 16 shtator.
/abcnews.al/

