Autoritetet bullgare po hetojnë një zjarr në një objekt për ruajtjen e municioneve, i cili menaxhohet nga prodhuesi i armëve EMCO.
Policia bën të ditur se zjarri shpërtheu të premten në mbrëmje dhe pason një incident të ngjashëm në një tjetër objekt të EMCO-s në muajin gusht.
Municionet e EMCO-s përdoren në Ukrainë dhe nuk është përjashtuar mundësia e sabotimit; pamjet video të zjarrit, të transmetuara në nivel lokal, tregonin flakët që ndriçonin qiellin e natës pranë fshatit Tsareva Livada.
Përmasat e plota të dëmit nuk dihen ende, por nuk janë raportuar viktima.
“Për momentin nuk ka rrezik për popullatën”, deklaroi policia lokale, duke shtuar se punonjësit ishin evakuuar dhe zona ishte rrethuar.
EMCO e ka përjashtuar mundësinë e gabimit njerëzor në këtë incident.
An explosion causes a fire at a weapons storage site in central Bulgaria, the second blaze at a munitions facility in weeks, with no injuries reported as flames spread between warehouses at an EMCO facility near Tsareva Livada. pic.twitter.com/XnbhlpFtQS
— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) September 12, 2026

