Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ka kaluar për herë të parë që prej 24 korrikut mbi nivelin e 100 dollarëve për fuçi.
Rritja e çmimeve vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar, duke shtuar frikën për ndërprerje të mundshme të furnizimit global me naftë.
Kontratat e ardhshme të Brent u rritën me më shumë se 2 për qind gjatë së mërkurës , duke arritur në 100 dollarë e 19 centë për fuçi, .
Ekspertët paralajmërojnë se një konflikt më i gjatë mund të ndikojë në rrjedhën e naftës nga rajoni, ndërsa një tjetër shqetësim lidhet me transportin detar dhe transferimet e naftës në Gjirin e Omanit.
Në sulme të ndërsjella, SHBA-të goditën pesë anije cisterna iraniane në sulme hakmarrëse pasi Teherani shënjestroi një nga anijet e saj luftarake.
Nafta e papërpunuar Brent – e cila është pika referuese globale për çmimet – nuk ka qenë aq e shtrenjtë që nga fundi i korrikut, kur u prish armëpushimi midis Iranit dhe SHBA-së .
Në shtrenjtimin e naftës në tregjet ndërkombëtare ka ndikuar edhe Lëvizja Huthi e Jemenit, e mbështetur nga Irani, që sulmoi gjithashtu objektet e naftës në Arabinë Saudite të martën dhe ka synuar edhe anije cisterna në Detin e Kuq.

