Eksperti i sigurisë Xhavit Shala ka komentuar përshkallëzimin e situatës në Arabinë Saudite dhe Jemen, pas sulmeve të Houthive ndaj objektivave në territorin saudit. Sulmet e sotme kanë prekur edhe infrastrukturë energjetike, ndërsa autoritetet saudite kanë paralajmëruar një përgjigje.
Sipas tij, qeveria e njohur në Jemen ka nisur një operacion luftarak kundër Houthive dhe forcat e saj, të cilat janë në koalicion me Arabinë Saudite, kanë arritur disa suksese. Në këtë situatë, sipas ekspertit, Houthit po përpiqen t’i japin goditje Arabisë Saudite.
Shala paralajmëroi për disa nivele të mundshme të përshkallëzimit të konfliktit.
Eksperti renditi edhe disa prej synimeve të mundshme të Houthive, duke përmendur mundësinë e veprimit në interes të Iranit, rritjen e presionit ndaj SHBA-së, duke pasur parasysh rëndësinë e Arabisë Saudite si një prej prodhuesve të mëdhenj të naftës në botë, si dhe një skenar tjetër ku Irani mund të kërkojë të vërë në provë aleancën e mbrojtjes së Mekës.
“Arabia Saudite thotë që do japë një përgjigje të mirë operacionale, problemi është se ka një konflikt. Nuk mund të themi që këtu është dora e Iranit, por ka një problem. Qeveria e njohur në Jemen ka filluar një operacion luftarak kundër Houthi. Në këtë rast kanë arritur disa suksese, këto forca janë në koalicion me Arabinë Saudite dhe përpiqen t’i japin goditje Arabisë Saudite. Problem është që ka disa nivele përshkallëzimi. Nëse Arabia e quan sulm dhe jep përgjigje të pjesshme, ky problem do vijojë si konflikt ku palët herë pas here godasin.
Synimet e Houthi mund të jenë në tre drejtime, për llogari të Iranit, për të rritur presion ndaj SHBA, sepse Arabia është prodhues i madh i naftës në botë, dhe një mundësi tjetër është që Irani do vërë në provë aleancën e mbrojtjes së Mekës.”

