Mjafton të themi sesa vlen kartoni I tij për të kuptuar gjithçka.
Majkëll Olise është njëri nga lojtarët më të shtrenjtë në botë sot për sot, që ka një çmim profesional prej 170 milionë eurosh, ndërsa ky yll I madh sikur po e çmend Bajernin.
Klubi bavarez e sheh sjelljen e talentit 24-vjeçar francez si të mistershme, qoftë kur është me shokët e skuadrës, qoftë kur është në jetën e tij private.
Problemi I madh është se çfarë do të bëjë futbollisti I kombëtares së Francës në të ardhmen, ndërsa po flitet fort për interesime të klubeve të mëdhenj europianë për të.
Shefi ekzekutiv I kampionëve të Gjermanisë, Jan-Kristian Drezen, deklaroi se vërtet në Mynih nuk kanë ardhur oferta konkrete për të, por po ashtu shtoi se nuk mund të bëjë premtime që nuk mund të mbahen.
Nuk është e sigurt nëse Olise do të jetë në “Alianc Arenë” verën e ardhshme.
Ai ka kontratë me Bajernin deri në 2029, por gjithsesi viti I ardhshëm është 2027-ta, pra është thuajse limiti kur klubi gjerman mund të marrë maksimumin nga kartoni I lojtarit.
Reali apo klubet angleze mund të japin pa frikë mbi 100 milionë për të, pse jo edhe 150 në bazë të disa klauzolave, ndonëse tifozët dhe trajneri Kompani duan që Olise të qendrojë.

