Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Fund i serisë ëndërr bavareze/ Bayern humb kryesimin në Bundesligë pas barazimit 0-0

schedule14:26 - 6 Shtator, 2026

schedule 14:26 - 6 Shtator, 2026

Ndoshta nuk është aspak një shenjë e keqe.

Bota qendron ende në këmbë edhe pasi Bajerni humbi kryesimin e Bundesligës, veçse kjo fundjavë do të mbahet mend, pa asnjë dyshim.

Skuadra e madhe bavareze zbriti nga vendi i parë i kampionatit pas plot 68 javësh radhazi, që nga 1 shtatori 2024.

Kjo, pas barazimit pa gola në Arenën e Shalkes në Gelsenkirshen.

Një rivalitet dikur i zjarrtë, duket se ka rilindur.

Shalke u mbrojt fort, edhe pse ishte e frikësuar fillimisht, por Bajerni nuk e përsëriti dot fitoren 6-0 si në ndeshjen e fundit mes tyre.

Trajneri Kompani bëri rotacion sepse afron Championsi, dhe Kejn, Musiala apo Olise hynë vetëm pas pushimit, ndërsa sulmi titullar nuk ndezi shumë me lojtarë që nuk janë përshtatur me njëri-tjetrin si Braun, Karl apo Saibari.

Bavarezët dominuan me 74 për qind mbajtje topi dhe 15 gjuajtje, nga të cilat 6 në kuadrat ndaj vetëm një të vendasve.

E gjitha ishte e kotë.

Në krye janë Dortmund dhe debutuesja e ëndrrave, Elfersberg, me nga 6 pikë të plota.

Jo vetëm kaq, por Elfersbergu ka shënuar 7 gola ndaj 5 të gjigandit nga Mynihu, e kjo nuk është aspak gjë e vogël./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!