Vështirë se mund të ketë kushte më të vështira për të fituar.
Interi vazhdon të njihet në Itali si ekipi i çmendur, edhe pse jo gjithmonë kjo çmenduri i ka sjellë fryte, veçse këtë herë heroizmi pati kuptim.
Kampionia e Italisë fitoi 3-2 ndaj Napolit në “San Siro”, në një ndeshje që u bë aq e pamundur sa më nuk kishte, dhe që kërkoi një karakter tepër të fortë.
Skuadra e trajnerit Kristian Kivu, ish-protagonist i madh i fitores së trefishtë me Murinjon në 2010, e pati këtë karakter.
Ish-kampionët, me Maks Alegrin në stol, shënuan dy gola të shpejtë në vetëm tre minuta në pjesën e dytë.
Politano në 50’ dhe Hojlund në 53’ tronditën stadiumin milanez dhe 75 000 spektatorët e tij.
Shumëkush mendoi se mori fund, se ky ishte një hap fals që kërkonte përgjigje në javët në vijim.
Përgjigja erdhi pa vërshëllyer arbitri fundin e sfidës.
Lautaro Martinez, si kapiten dhe si Këpuca e Artë e Serisë A, mori përsipër rolin që I takonte, dhe shënoi dy gola.
Fillimisht në 56’ për 1-2, pastaj partneri I tij në sulm, Markus Turam, barazoi 8’ para fundit.
Tri pikët u morën në një aksion me polemika e dyshime, kur një lojtar napolitan u shtri në zonë, por arbitri vazhdoi.
Lautaro siguroi fitoren në minutën e parë shtesë dhe Interi nuk lejoi që Roma e Gasperinit të largohej.
Të dyja skuadrat kryesojnë Serinë A me nga 9 pikë të plota, pas tri javëve të para./abcnews.al

