Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Tango” dhe sherr në Shqipëri-Brazil/ Përfundon me përplasje dueli në Kupën e Botës “Socca”

schedule13:43 - 6 Shtator, 2026

schedule 13:43 - 6 Shtator, 2026

Acarime pati që në lojë e sipër.

Në tribunat e stadiumit të Esenit në Gjermani kishte epërsi dërrmuese të tifozëve shqiptarë në ndeshjen Brazil-Shqipëri në Kupën e Botës në futbollin me gjashtë vetë, dhe përplasje pati mes disa përkrahësve kuqezinj e ndonjë lojtari të “Selesaos”.

Natyrisht, në një atmosferë shumë të bukur, askush nuk e çonte në mend se fundi mund të ishte si një ndeshje boksi.

Gjithsesi, e keqja ndodhi, dhe për momentin është e kotë të pyesim se përse, apo kush ishte fajtor.

Në futboll ndodh që lojtarë të të njëjtit ekip të përplasen në stërvitje.

Pamjet filmike treguan një brazilian që mbante fytyrën me dorë, pra ishte goditur, dhe një shqiptar tepër të acaruar që nuk gjente dot paqe.

Padyshim që do të ketë një proces disiplinor e do të merren disa vendime.

Sa për ndeshjen, ajo luhej në një nivel të lartë në sportin “socca”, dhe impianti në qytetin gjerman ishte një ambient I shkëlqyer, në të cilin në nisje u dëgjuan dy himnet, ai shqiptar dhe ai brazilian.

“Selesao”, kampione e botës në 2022, por aspak mirë vitin e kaluar, fitoi bindshëm 7-2, duke treguar epërsi që nga fillimi e deri në fund, dhe duke u kualifikuar për më tej.

Natyrisht, po flasim për një fuqi të futbollit në përgjithësi, dhe “socca” është brenda llojit.

Shqipëria u detyrua të largohej nga Kupa e Botës në të 16-at e finaleve, ndërsa fundi me sherr natyrisht që ishte një mërzitje më shumë, sidomos në një atmosferë të jashtëzakonshme, me dominim të plotë shqiptar edhe pse luhej në Esen të Gjermani.

Jo më kot, jemi një nga popujt me diasporën më të madhe në botë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!