Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Mediat: Shpërthime pranë ishullit Kharg në Iran

schedule10:20 - 5 Shtator, 2026

schedule 10:20 - 5 Shtator, 2026

Disa shpërthime janë dëgjuar sot pranë ishullit Kharg në Iran, ku ndodhet terminali kryesor i eksportit të naftës së vendit në Gjirin Persik.

Mediat iraniane kanë raportuar për incidentin, ndërsa agjencia Fars bëri me dije se pas shpërthimeve nuk është parë tym në zonë.

Ndërkohë, agjencia lokale e lajmeve SNN raportoi se një tanker iranian nafte është shënjestruar nga Shtetet e Bashkuara pranë ishullit Kharg. Deri tani nuk raportohet për viktima.

Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare lidhur me shpërthimet apo pretendimet për sulm.

Ishulli Kharg ka një rëndësi të veçantë strategjike për Iranin, pasi përbën një nga qendrat kryesore energjetike të vendit dhe një pikë kyçe për eksportet e naftës në Gjirin Persik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!