Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Qielli rus nuk është i sigurt”/ Paralajmërimi i Zelenskyt, aviacioni civil në gatishmëri

schedule08:19 - 3 Shtator, 2026

schedule 08:19 - 3 Shtator, 2026

ICAO paralajmëron për rrezikun në zonat e luftës: “Shtetet të mbrojnë avionët civilë”

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) ka përsëritur thirrjen ndaj shteteve anëtare për të forcuar masat për mbrojtjen e avionëve civilë nga rreziqet që vijnë prej zonave të konfliktit.

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, ICAO paralajmëroi se rreziku që avionët civilë të goditen apo të përfshihen në shkëmbime zjarri është në rritje, duke kërkuar nga shtetet që të vlerësojnë me kujdes sigurinë e hapësirës ajrore nën kontrollin e tyre dhe të marrin masat e nevojshme.

Deklarata e organizatës me seli në Montreal nuk përmend konkretisht asnjë shtet, por u publikua në të njëjtën ditë kur Ukraina njoftoi zyrtarisht ICAO-n se hapësira ajrore ruse konsiderohet e pasigurt.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se qielli i Rusisë është bërë “jashtëzakonisht i rrezikshëm”, në një kohë kur Ukraina ka intensifikuar përdorimin e dronëve kundër objektivave në territorin rus.

“Ditët kur qielli rus ishte i sigurt kanë mbaruar”, deklaroi Zelensky, duke theksuar se aviacioni civil nuk është objektiv i sulmeve ukrainase, por nuk duhet të operojë në një hapësirë ajrore ku ka prani të madhe dronësh.

Zelensky e cilësoi intensifikimin e sulmeve si një përgjigje ndaj asaj që ai e konsideron si përpjekje të Rusisë për të zgjatur luftën, ndërsa akuzoi Moskën për sulme ndaj civilëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!