Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Komunat kundër Kurtit/ Rama: Ka lënë pa buxhet qytetarët që nuk e votuan

schedule17:56 - 1 Shtator, 2026

schedule 17:56 - 1 Shtator, 2026

Në Kosovë nuk na duhet komunizmi dhe pushtetet nuk mund të centralizohen.

Me këtë qëndrim, kryetari i komunës së Prishtinës ka dalë në protestën e mbajtur sot përpara godinës së qeverisë.

Sipas Përparim Ramës, ato qytete që nuk e kanë votuar Albin Kurtin po dënohen me mungesë fondesh dhe për pasojë me mungesë shërbimi, ndërsa ka qenë jo pak i ashpër për të kaluarën e dhunshme të VV dhe sjelljen e ministrave të saj sot.



“Këto institucione sot po i udhëheqin njerëzit që dikur i kanë djegur e i kanë sulmuar me tulla e me gaz lotësjellës pikërisht këto institucione…Fatkeqësia është që ministrja që duhet me përfaqësu diplomacinë e Kosovës sot akuzohet pikërisht me sulmin ndaj institucioneve që sot ajo vetë i përfaqëson. Paramendoni kush na përfaqëson! Fatkeqësia tjetër është që kryetarja e Kuvendit, e cila duhet të jetë shembulli më i lartë i respektit dhe integritetit institucional, është akuzuar publikisht se ka kontrabanduar gaz lotësjellës brenda këtyre institucioneve të Kosovës, duke i rrezikuar të gjithë njerëzit brenda tyre e duke i dëmtuar institucionet e shtetit tonë. Dhe për më tepër, për më tepër, për ta udhëhequr kuvendin e Republikës së Kosovës, për të cilin në këtë shesh është derdhur gjak.”

Në protestë janë bashkuar edhe kryetari i Drenasit, i Suharekës, i Skenderajt, i Ferizajt, i Prizrenit, dhe kryetarit i komunës së Vitisë.

Ata janë bashkuar kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror me shqetësimet kryesore për shkurtimet buxhetore, financimin e mësimdhënësve apo kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.

Përparim Rama ka marrë kryeqytetin nën logon e Lidhjes Demokratike të Kosovë por nuk shquhet për ruajten e qëndrimeve të partisë.

Kjo e fundit vetëm në fillim të kësaj jave doli në krah të Kurtit me një marrëveshje për kandidatin për president.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!