Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shpërthen depoja ushtarake e Ukrainës/ Sulmi me dron rus në Kiev, 37 persona humbin jetën

schedule14:54 - 30 Gusht, 2026

schedule 14:54 - 30 Gusht, 2026

UKRAINË– 37 persona kanë humbur jetën pas një sulmi me dron rus ndaj një magazine pranë periferive perëndimore të Kievit, ku ruheshin materiale shpërthyese.

Sulmi shkaktoi një zjarr të fuqishëm dhe një seri shpërthimesh në në rajonin e Kievit.

Pas goditjes, në depo shpërthyen predha, mina dhe dronë, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që dëmtoi edhe ndërtesat përreth. Mes objekteve të dëmtuara ishte edhe një qendër kujdesi për të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara.

42 persona janë plagosur, mes tyre katër fëmijë, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonë.

Nga zona janë evakuuar më shumë se 370 persona, ndërsa operacioni i evakuimit vijonte edhe pas goditjes.

Autoritetet ukrainase raportuan viktima të tjera, përfshirë një 14-vjeçar dhe një fëmijë dyvjeçar, ndërsa ushtria ukrainase deklaroi se kishte rrëzuar 233 dronë rusë gjatë natës.

Edhe nga pala ruse janë raportuar viktima dhe dëme materiale pas sulmeve ukrainase. Zyrtarët në rajonet Belgorod dhe Rostov thanë se dy persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve.

Rusia dhe Ukraina kanë intensifikuar sulmet me dronë dhe raketa gjatë muajve të fundit, në një përshkallëzim të luftës që vijon prej më shumë se katër vitesh/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!