Sistemi penitenciar në vend po fuqizohet me automjete të blinduara dhe autoburgje të rinj, duke sjellë një standard të ri në transportin dhe shoqërimin e personave të privuar nga liria jashtë ambienteve të IEVP-ve.
Mjetet e reja janë të destinuara veçanërisht për transportin e personave me rrezikshmëri të lartë, me synim rritjen e sigurisë gjatë lëvizjeve dhe shoqërimeve.
Kjo risi synon të ofrojë më shumë siguri jo vetëm për të burgosurit, por edhe për punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që angazhohen në transportin dhe shoqërimin e tyre.
Automjetet e blinduara konsiderohen një hap drejt modernizimit të sistemit penitenciar dhe forcimit të masave të sigurisë gjatë proceseve të transportit jashtë institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.
Më shumë siguri për personat e privuar nga liria, më shumë mbrojtje për punonjësit dhe një sistem penitenciar më modern.






