U prit të kryhej rituali tradicional.
Jo, nuk pati diçka të tillë, dhe në “Kamp Nou” nuk u mbajt ceremonia përgëzuese për 8 lojtarët e Barcelonës që dolën kampionë të botës me Spanjën këtë verë.
Përse?
Siç shkruajnë mediat spanjolle, klubi “blaugrana” anuloi kremtimet e parashikuara, pasi një tifoz u godit nga policia dhe iu mor flamuri katalanas në ndeshjen e parë të kampionatit në Elçe.
Protesta e Barçës ishte e ashpër, ndërsa në fushë skuadra e trajnerit Hansi Flik ishte “qiellore” përballë Atletikut të Bilbaos.
Edhe pse rezultati ishte vetëm 2-0, dominimi ishte me të vërtetë I frikshëm.
Golat u shënuan nga Rafinja në 37’ dhe Fermin Lopez në 82’, ndërsa katalanasit mbajtën topin 72 për qind, diçka e veçantë ndaj një rivali që cilësohet serioz siç janë baskët.
Barcelona pati 20 gjuajtje, 10 në kuadrat, ndërsa Bilbao nuk e gjeti asnjëherë portën vendase.
E gjitha kjo flet vetë.
Titullarë këtë herë ishin Pedri e Kubarsi, ndërsa në 62’ debutoi për “blaugranët” kapiteni I Spanjës dhe Topi I Artë I Botërorit, Rodri.
Barça kryeson renditjen e La Ligës me 6 pikë në dy ndeshje, po aq sa Reali I Murinjos, por me golaverazhi më të mirë, 7-0 ndaj 62.

