Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Champions nis me “infarkt”/ Hidhet shorti i fazës së grupit për sezonin 2026-2027

schedule22:39 - 27 Gusht, 2026

schedule 22:39 - 27 Gusht, 2026

Kalendari ende nuk dihet, por gjigandët do të ndeshen me njëri-tjetrin. Liga e Kampionëve do të ketë disa duele tepër të forta që në fazën e grupit në 2026-2027, duke nisur në shtator.

Kjo u zbulua pas shortit të hedhur këtë të enjte në selinë e UEFA-s, në Nion të Zvicrës. Kampionia në fuqi e Europës Paris SG, do të ndeshet me rivalë të tillë si Barcelona, Mançester Siti, Roma dhe Aston Vila.

Gjigandi nga Spanja, Real Madrid, gjithashtu nuk shpëtoi pa sfida, siç janë ato kundër Interit dhe Arsenalit. Bajerni do të ndeshet me Arsenalin, Liverpuli do të luajë ndaj Interit, ndërsa Barcelona gjithashtu ka duele të vështira.

Në këtë sezon të Championsit do të jenë disa futbollistë shqiptarë si Foto Strakosha dhe Pilo të kombëtares shqiptare që u kualifikuan me AEK-un e Athinës, si dhe Vedat Muriqi I Kosovës që ishte protagonist për Fenerbahçen e Stambollit.

Ndeshjet e grupit nisin në 8 shtator dhe përfundojnë në 27 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa kalendari do të njoftohet në 29 gusht.

Anglia përfaqësohet këtë sezon me 5 skuadra, po aq sa edhe Spanja. Gjermania dhe Italia I ndjekin me nga 4 përfaqësues, ndërsa Franca ka 3. Për herë të parë në Champions luajnë Komo e Italisë, LASK I Austrisë dhe Sabah i Azerbajxhanit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!