Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Fund abuzimit me çmimet / Platforma “PriceWatch Albania”, monitorim e transparencë për qytetarët

schedule15:01 - 27 Gusht, 2026

schedule 15:01 - 27 Gusht, 2026

“Price Watch Albania” është një platformë e rëndësishme e cila do ndikojë në uljen e çmimeve të produkteve ushqimore në vend .Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiq thotë se një mekanizëm i tillë mund të rrisë transparencën në treg, të mbrojë konsumatorin dhe të frenojë rritjet e pajustifikuara të çmimeve. Price Ëatch Albania  do jetë  një platform që synon të ndjekë mënyrën se si formohet çmimi, nga prodhuesi apo importuesi deri te konsumatori duke nxitur konkurencën midis biznesve.

Sipas ekspertes monitorimi i çmimeve do të jetë një mundësi për më shumë transparencë edhe për prodhuesit vendas.

Praktika të tilla të monitorimit të çmimeve aplikohen edhe në shtete të tjera Europiane si në Itali, Greqi apo Austri. Aktualisht po punohet me institucionet e linjës për të ngritjen e platformës e cila do të jetë e aksesueshme online për të gjithë qytetarët.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!