Qindra turistë dhe udhëtarë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të fuqishme në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit. Ne listen e te zhdukurve perfshihen qindra persona, mes tyre të paktën 384 turistë të huaj. Deri tani janë konfirmuar 17 viktima.
mes personave të zhdukur janë më shumë se 291 nga vende si India, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Malajzia.
Përmbytjet masive shkaktuan edhe rrëshqitje dheu në zonën kufitare me Kinën, duke dëmtuar rrugë dhe infrastruktura. Stacione policie, zyra doganore dhe disa banesa u përfshinë nga ujërat.
Autoritetet kanë nisur operacione të mëdha kërkim-shpëtimi në të dyja anët e kufirit. Në operacion janë angazhuar ekipe të specializuara, helikopterë, forcat e sigurisë dhe banorë lokalë.
Zona ku ndodhi ngjarja tragjike është një pikë e rëndësishme për turistët që udhëtojnë drejt rajonit të Langtang, një prej destinacioneve më të njohura në Nepal. Nëpërmjet kësaj zone kalojnë gjithashtu udhëtarë që janë nisur drejt malit Kailash dhe liqenit Mansarovar në Kinë.


