Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

E rëndë në Rusi/ Zjarri në kantierin e ndërtimit lë të paktën 3 të vdekur e dhjetëra të lënduar

schedule13:47 - 26 Gusht, 2026

schedule 13:47 - 26 Gusht, 2026

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një kompleks petrokimik në ndërtim në rajonin Amur, në Lindjen e Largët të Rusisë, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas raportimeve fillestare, tre persona humbën jetën dhe rreth 150 të tjerë u plagosën.

Të dhënat e para nga kompania bënin me dije se 19 persona ishin dërguar në spital, ndërsa më shumë se 100 të tjerë morën ndihmë mjekësore në vendngjarje. Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ndërhyrja e zjarrfikësve vijuan në kompleks.



Zjarri shpërtheu në një zonë ndihmëse të objektit gjatë punimeve për ndërtimin e kompleksit Amur Gas Chemical Complex (AGCC). Kompania bëri të ditur se pajisjet kryesore të kompleksit nuk u dëmtuan nga flakët.

Kompleksi është një projekt i përbashkët i kompanisë ruse petrokimike Sibur dhe gjigantit kinez të energjisë Sinopec. Objekti po ndërtohet pranë qytetit Svobodny dhe është parashikuar të prodhojë polietilen dhe polipropilen.

Përditësim: Sipas raportimeve më të fundit të publikuara më 26 gusht, bilanci është rënduar. Shtatë persona kanë humbur jetën, mes tyre gjashtë shtetas kinezë, ndërsa nëntë punëtorë kinezë rezultojnë të zhdukur. Zjarri është shuar, ndërsa vijojnë kërkimet për personat e humbur.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!