Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Vritet një grua në Prizren, arrestohet bashkëshorti i saj

schedule13:07 - 26 Gusht, 2026

schedule 13:07 - 26 Gusht, 2026

Një tjetër krim brenda familjes trondit Kosovën. Një vrasje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një banesë në Prizren, ku një burrë dyshohet se ka mbytur me duar bashkëshorten e tij.

Rasti është konfirmuar nga Policia Rajonale e Prizrenit. Sipas informacioneve të para, viktima është një grua e moshuar, 80-vjeçare, ndërsa i dyshuari është 81-vjeçar.

Rasti tronditës ka ndodhur në shtëpinë e çiftit, ndërsa pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit e policisë, ka nisur hetimi për veprën penale “Vrasje e rëndë”.



Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Prishtinës, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!