Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

E tradhtoi fytyra, reagimi i Cristiano Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral

schedule14:40 - 25 Gusht, 2026

schedule 14:40 - 25 Gusht, 2026

Një takim i shkurtër mes Cristiano Ronaldos dhe Gianni Infantinos ka marrë një tjetër vëmendje në rrjetet sociale, pasi fansat kanë nisur të analizojnë reagimin e yllit portugez pas përshëndetjes me presidentin e FIFA-s. Ronaldo ndodhej në Paris për ceremoninë përmbyllëse të Esports World Cup, ku u përball edhe me Infantinon. Në pamjet që qarkulluan online, dyshja shtrëngon duart dhe shkëmben disa fjalë, ndërsa më pas Ronaldo largohet.

Ishte pikërisht shprehja e fytyrës së tij në ato sekonda që bëri fansat të reagojnë. Menjëherë pas takimit shprehitë e fytyrës së Ronaldos ndryshojnë çka e bëri momentin të komentuar kudo në botë.

“Dukej i neveritur”, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër komentoi se “gjuha e trupit flet më shumë se fjalët”. Një tjetër e përshkroi Ronaldon si “të gjithë ne nëse do të takonim Infantinon”. Reagimet u shtuan edhe për shkak të kritikave të fundit ndaj presidentit të FIFA-s. Infantino është përballur me një valë reagimesh pas propozimeve të diskutueshme që lidhen me të ardhmen e Botërorit dhe investimet private.



Në të njëjtën kohë, emri i Ronaldos ishte përmendur së fundmi në një tjetër debat që lidhej me FIFA-n. Ylli portugez thuhet se kishte pëlqyer një postim të një gazetari spanjoll, i cili kritikonte ashpër organizatën dhe ngrinte pikëpyetje mbi mënyrën se si ishte trajtuar Argjentina gjatë Botërorit. Megjithatë, as futbollisti dhe as përfaqësuesit e tij nuk kanë komentuar për takimin apo për shprehjen e tij të fytyrës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!