Fabrika e Prince Caffe, pjesë e Devolli Corporation, po vazhdon të thyejë dita-ditës rekorde me eksportet e produkteve jashtë vendit.
Madje, tashmë Princi nuk po njeh as kufinjë, duke e çuar shijen e tyre edhe deri në kontinentet më të largëta.
Ngarkimi i kamionëve të shumtë për t’u nisur drejt cepeve të botës me produkte të kafesë është bërë tashmë aktivitet i përditshëm në këtë fabrikë.
E pas gjithë kësaj pune të madhe, qëndron prapa një proces i kujdesshëm, ku çdo detaj kontrollohet për të garantuar cilësinë e brendit ikonik të kafesë nga Devolli Corporation.
Nga kjo fabrikë, bëjnë me dije se gjatë sezonit të verës eksportet janë zgjeruar në shumë vende evropiane, sidomos në Zvicër, Austri e Kroaci.
“Aktualisht jemi duke eksportuar për zinxhirin e marketeve Plodine në Kroaci, me brendin e tyre Monako, si dhe për zinxhirin gjerman të marketeve Kaufland, me brendin tonë Prince. Gjithashtu, eksportojmë në Zvicër, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë”, ka deklaruar Mimoza Gashi.
Eksportimi i produkteve të kafesë që rritet 20% çdo vit kalon Evropën, duke depërtuar në Lindje të Mesme dhe në Amerikë.
Nga kjo kompani, thonë se gjithë këtë sukses në tregtinë ndërkombëtare e sjellin risitë e vazhdueshme në prodhimtari.
“Prince Caffe ka rritje të eksportit çdo vit, rritje të konsiderueshme sepse ne çdo vit ose brenda vitit sjellim produkte të reja, gjë që i hap rrugë brendit tonë të jetë prezent në markete të ndryshme të Evropës e botës”, deklaron Gashi.
Inovacioni në teknologji bashkëkohore prej ku prodhohet kafeja e ka bërë produkt të preferuar për konsumatorët vendorë e të huaj.
“Arsyeja pse ne kërkohemi në tregjet botërore është se ne si fabrikë përdorim teknologjinë më moderne për prodhimin e kafesë duke filluar nga kafja turke, expresso, kapsula, instant caffe etj, gjë që i mundëson brendit tonë ose na mundëson neve të prodhojmë për private label për rrjete të ndryshme të marketeve ose zinxhirit të marketeve si dhe për brendin tonë Prince”, ka shtuar më tutje ajo.
Nga fabrika moderne në Pejë, me kapacitet 40 mijë tonë në vit, Prince shërben mbi 350,000 klientë në muaj./klankosova/


