Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Mes agresionit rus dhe luftës për ‘liri’, Ukraina feston 35 vjetorin e pavarësisë

schedule09:58 - 24 Gusht, 2026

schedule 09:58 - 24 Gusht, 2026

Ukraina shënon këtë 24 gusht 35-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ndërsa vendi vijon të përballet me luftën dhe sulmet ruse.

Në këtë përvjetor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve të Ukrainës në “Koalicionin e Vullnetarëve” që të rrisin mbështetjen për mbrojtjen ajrore të vendit.

Zelensky i ka kërkuar gjithashtu Bashkimit Evropian që të përshpejtojë dhënien e kredisë prej 90 miliardë eurosh të parashikuar për Ukrainën. Kërkesa vjen në një kohë kur Kievi përballet me një mungesë të konsiderueshme në financimin e nevojshëm për përballimin e luftës.



Ukraina shpalli pavarësinë më 24 gusht 1991, pas miratimit të Aktit të Shpalljes së Pavarësisë nga parlamenti ukrainas, në periudhën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Marrëdhëniet me Rusinë u përkeqësuan ndjeshëm pas vitit 2014, kur Moska aneksoi Krimenë dhe mbështeti forcat separatiste në lindje të Ukrainës.

Konflikti u përshkallëzua në mënyrë dramatike në shkurt të vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës. Lufta vijon edhe sot, ndërsa Kievi vazhdon të kërkojë mbështetje ushtarake dhe financiare nga aleatët ndërkombëtarë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!