Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Qendrat shëndetësore verore/ Lezhë, Shëngjin dhe Tale paraqiten rreth 150 persona në ditë

schedule12:20 - 19 Gusht, 2026

schedule 12:20 - 19 Gusht, 2026

Mbi 150 pushues marrin ndihmë mjekësore çdo ditë pranë qendrave shëndetësore verore të Shëngjinit dhe Tales. Në pikun e sezonit turistik vërehet një numër i shtuar i personave që marrin shërbim në këto qendra.

Shumica e rasteve janë të lehta dhe lidhen me shqetësime të zakonshme gjatë periudhës së pushimeve.

Sipas drejtuesit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë, Elson Frroku, fluksi i shtuar nuk ka krijuar shpesh vështirësi në ofrimin e shërbimit.



Qendrat shëndetësore verore në Shëngjin dhe Tale do të qëndrojnë në funksion gjatë gjithë sezonit turistik, duke ofruar asistencë mjekësore për pushuesit vendas dhe të huaj që zgjedhin bregdetin e Lezhës për pushimet e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!