Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Mirditë/ U kap në flagrancë duke ndezur disa vatra zjarri, vihet në pranga 65-vjeçari

schedule20:02 - 18 Gusht, 2026

schedule 20:02 - 18 Gusht, 2026

Mirditë/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Piromani”

U kap në flagrancë duke ndezur disa vatra zjarri, vihet në pranga 65-vjeçari nga fshati Gziq.

65-vjeçari u kap si rezultat i punës gjurmuese prej tre ditësh, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se ky shtetas merrej me zjarrvënie të qëllimshme.



Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Piromani”. Pas marrjes së informacionit në rrugë operative dhe ndjekjes në terren për tre ditë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, i shtetasit P. M., 65 vjeç, banues në fshatin Gziq, Njësia Administrative Rrëshen, Bashkia Mirditë.

Në momentin e kapjes, ky shtetas sapo kishte ndezur tre vatra zjarri në fshatin Gziq dhe, si pasojë, u përfshi nga zjarri një sipërfaqe pyjore. Vatrat e zjarrit u vunë menjëherë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i disa zjarrvënieve të tjera të ndodhura në territorin e Bashkisë Mirditë.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të zjarrvënieve, për të cilat ky shtetas dyshohet si autor.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!