Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Mobilizim në pikat kufitare/ Kakavijë, pala shqiptare takim me atë greke

schedule11:51 - 15 Gusht, 2026

schedule 11:51 - 15 Gusht, 2026

Policia shqiptare dhe ajo greke kanë shtuar masat në pikat e kalimit kufitar mes dy vendeve, për shkak të fluksit të lartë të qytetarëve gjatë kësaj periudhe.

Në Kakavijë është zhvilluar një takim mes drejtuesve të Policisë Kufitare shqiptare dhe homologëve grekë, ku në fokus ka qenë menaxhimi i fluksit në hyrje dhe dalje, me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe përshpejtimin e procedurave të kalimit.

Palët kanë rënë dakord për një koordinim më të madh në të gjitha pikat kufitare, ndërsa shërbimet do të jenë të shtuara për t’iu përgjigjur numrit të lartë të udhëtarëve.



Përveç menaxhimit të fluksit, gjatë takimit është diskutuar edhe forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve për parandalimin e rasteve të paligjshme në kufi.

Policia shqiptare garanton qytetarët se do të vijojë koordinimin me autoritetet greke, me synim lehtësimin e lëvizjes dhe shmangien e pritjeve të gjata në pikat e kalimit kufitar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!