Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Lufta” e votave, Infantino nuk ia del/ Jo vetëm tre Konfederata, vazhdojnë të largohen mbështetësit

schedule12:00 - 15 Gusht, 2026

schedule 12:00 - 15 Gusht, 2026

Për momentin duket si një “armpushim”, por “lufta e futbollit” nuk është ndalur. Përkundrazi ajo vijon të jetë e ethshme, vetëm se tani bëhet në heshtje dhe në një plan tjetër. Palët që mbeten të njëjta në llogoret e tyre, tre Konfederatat e rëndësishme UEFA, CONCACAF e AFC dhe Gianni Infantino po masin forcat.
Presidenti i FIFA dhe aleatët e tij vijojnë të rezistojnë, pavarësisht presionit në rritje, akuzave dhe polemikave të javëve të fundit.
Madje, Infantino nuk tërhiqet nga misioni i tij për të marrë një tjetër mandate në zgjedhjet e marsit të ardhshëm.
Nga ana tjetër, armiqtë e tij kërkojnë dorëhqjen e menjëhershme të zvicerianit dhe pengimin e tij për një tjetër kandidaturë.
Por edhe sikur Infantino të rezistojë deri në mars, rizgjedhja e tij duket e pamundur.
Nëse asgjë nuk ndryshon, rivalët e tij kanë shumicën e votave.
Konfederata Europiane, ajo e Amerikës Qëndrore e Veriore dhe ajo Aziatike kanë 136 anëtarë dhe po aq vota nga 211 anëtarë nga të cilët përbëhet qeveria botërore e futbollit.
Por radhët e kundërshtarëve të Infantinos janë shtuar edhe nga Federata të kontinenteve të tjerë. E fundit ishte Federata e Zelandës së Re, që zyrtarisht tërhoqi mbështetjen e saj për rizgjedhjen e presidentit të FIFA.
E thënë shkurt, edhe nëse nuk dorëzohet, Gianni Infantino i duhet një mrekulli për t’u rizgjedhur në krye të qeverisë botërore të futbollit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!