Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

IdentiTek lehtëson komunikimin me qytetarët, prezanton numrin i ri

schedule21:34 - 13 Gusht, 2026

schedule 21:34 - 13 Gusht, 2026

SHQIPËRI– IdentiTek ka njoftuar numrin e ri të Shërbimit të Klientit, ku qytetarët mund të marrin informacion dhe asistencë për shërbimet që lidhen me dokumentet biometrike.

Numri i ri i kontaktit është +355 4 451 9999, ndërsa shërbimi do të jetë në dispozicion nga e hëna në të premte, në orarin 08:30–16:30.

Sipas IdentiTek, ndryshimi synon të përmirësojë komunikimin me qytetarët dhe të lehtësojë aksesin në informacion dhe asistencë.



Administratorja e IdentiTek, Silda Anagnosti Cepe, deklaroi se nisma është pjesë e angazhimit për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor dhe pranë qytetarëve.

Përmirësimi i kanaleve të komunikimit synon gjithashtu ta bëjë ndërveprimin me qytetarët më të thjeshtë dhe më të drejtpërdrejtë.

Njoftimi i plotë: 

IdentiTek njofton numrin e ri të Shërbimit të Klientit
Për informacion dhe asistencë lidhur me shërbimet për dokumente biometrike, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin:

📞 +355 4 451 9999

Shërbimi i Klientit të IdentiTek është në dispozicion nga e hëna në të premte, në orarin 08:30–16:30.

“Ky ndryshim është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe për të ofruar një shërbim sa më cilësor”, theksoi Administratorja e IdentiTek, znj. Silda Anagnosti Cepe.

Përmirësimi i kanaleve të komunikimit dhe lehtësimi i aksesit në informacion janë pjesë e punës së vazhdueshme të IdentiTek për ta bërë ndërveprimin me qytetarët më të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!