Një 30 vjeçar nga Maliqi ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga varka në liqen.
I riu është hedhur nga varka, por ka ndërruar jetë pasi është mbytur. Mësohet se ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë.
Viktima është identifikuar si Kërtis Rizvani, nga Maliqi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.


