Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Shtegu”, duke vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim dhe të dënuar për kultivim të bimëve narkotike.
Sipas njoftimit të Policisë, operacioni u zhvillua pas administrimit të informacioneve të siguruara nga puna operative për vendndodhjen e të kërkuarit.
Gjatë ndërhyrjes u lokalizua, u kap dhe u arrestua shtetasi 40 vjeç, banues në Tiranë.
40-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi, në vitin 2021, ishte dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/


