Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Një “hirushe” në kupën e Francës/ Ekipi amator nga ishulli me 600 banor siguron pjesëmarrjen

schedule12:56 - 5 Gusht, 2026

schedule 12:56 - 5 Gusht, 2026

Janë gati 4 000 kilometra nga Bresti. Po flasim për Ishujt Sent Pjer e Mikelon, një copëz mikroskopike e rruzullit tokësor me vetëm 240 km katror sipërfaqe, e 5500 banorë, por që kanë një skuadër futbolli që hyri në histori.

Jo vetëm kaq, por kjo skuadër me emrin AS Miquelonnaise, i përket ishullit Mikelon me vetëm 600 banorë, por gjithsesi fitoi të drejtën për të luajtur në Kupën e Francës këtë sezon.

Amatorët e lojës me top këmbe e prenë biletën pasi kaluan fazën paraeliminatore. Siç shkruajnë mediat në Francë dhe në Europë, kjo cilësohet një rezultat i jashtëzakonshëm, unik në llojin e vet.
Po flasim për një ekip të përbërë nga amatorë, që merren me punë të ndryshme që mund të japë ishulli, si me turizmin, peshkimin apo biznese të ndryshme.



Po flasim për një pasion që e ka vetëm një sport i tillë, dhe që I detyron njerëzit të udhëtojnë edhe 4000 kilometera për të luajtur një ndeshje. Arqipelagu është më pranë Kanadasë sesa Francës, po ka lidhje historike e kulturore me metropolin.

Skuadra ekziston që nga fillimi i viteve 80-të të paktën, kur ka pamje filmike të ndeshjeve dhe kur fitojnë një trofe. Në 2019, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Lë Grae, i priti në selinë e tij në Paris, dhe I respektoi duke i dhënë mundësi të shohin një ndeshje të kombëtares së “gjelave” në “Stadë dë Frans”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!