Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Qeveria italiane ul akcizën për naftën, masa deri më 25 gusht. Përpjekje për të zbutur rritjen e çmimeve të karburanteve

schedule08:36 - 5 Gusht, 2026

schedule 08:36 - 5 Gusht, 2026

ITALI– Qeveria italiane ka miratuar një ulje të re të taksës së akcizës për naftën, në një përpjekje për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të karburanteve.

Vendimi, i miratuar nga Këshilli i Ministrave, parashikon që deri më 25 gusht çmimi i naftës në pikat e karburantit të ulet me 17 cent për litër. Masa zgjat lehtësinë fiskale që ishte planifikuar të përfundonte më 6 gusht.

Autoritetet synojnë që përmes kësaj ndërhyrjeje të lehtësojnë kostot për qytetarët dhe bizneset, në një periudhë kur tregjet ndërkombëtare të energjisë vijojnë të karakterizohen nga luhatje të çmimeve.



Zgjatja e uljes së akcizës pritet të mbajë më të ulët çmimin e naftës në stacionet e karburantit deri në fund të periudhës së përcaktuar nga vendimi i qeverisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!