Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kriza e emigrantëve, Von Der Leyen apel BE/ “Vendet anëtare të veprojnë së bashku eper mbrojtjen e kufirit të jashtëm”

schedule12:50 - 4 Gusht, 2026

schedule 12:50 - 4 Gusht, 2026

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të veprojnë së bashku për mbrojtjen e kufijve të jashtëm, pas fluksit masiv të emigrantëve nga Maroku drejt enklavës spanjolle të Ceutës.

Sipas autoriteteve spanjolle, rreth 69,500 emigrantë janë kthyer në Marok, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 72 në anën spanjolle dhe 11 në anën marokene.

Në një letër drejtuar kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, von der Leyen vlerësoi reagimin e autoriteteve spanjolle, por theksoi se ngjarja dëshmoi nevojën për forcimin e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian. Ajo kërkoi monitorim më të rreptë, përdorimin e barrierave fizike aty ku është e nevojshme dhe një përgjigje të koordinuar evropiane ndaj emigracionit të parregullt.



Kriza ka nxitur edhe përplasje politike brenda BE-së. Italia pezulloi përkohësisht zbatimin e marrëveshjes Shengen me Spanjën, një vendim që u mbështet edhe nga Finlanda dhe Danimarka, ndërsa Çekia kërkoi pezullimin e përkohshëm të Spanjës nga zona Shengen.

Nga ana tjetër, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez akuzoi disa qeveri evropiane se po politizojnë krizën dhe theksoi se Ceuta nuk është pjesë e zonës Shengen.

Ndërkohë, autoritetet spanjolle deklarojnë se situata në Ceuta po i rikthehet gradualisht normalitetit, ndërsa po vijojne punen për vendosjen e një barriere lundruese në det për të penguar kalimet e paligjshme.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!