Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zelensky shkarkon ambasadoren e Ukrainës në SHBA

schedule22:29 - 3 Gusht, 2026

schedule 22:29 - 3 Gusht, 2026

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Olga Stefanyshyna, e cila kishte mbajtur këtë post për gati një vit.

Shkarkimi i saj, i cili pritej prej disa javësh, përkon me një sërë ndryshimesh të bëra javët e fundit në pozicione të larta , duke përfshirë zëvendësimet e kryeministrit dhe ministrit të mbrojtjes të vendit.

Stefanisina, në një postim në Facebook, deklaroi se vendimi për të lënë pozicionin ishte i saji dhe për shkak të arsyeve personale.



Transmetuesi shtetëror i Ukrainës, Suspilne, raportoi javën e kaluar se Stefanyshyna u tha gazetarëve në Uashington se Zelensky nuk kishte kërkuar dorëheqjen e saj.

Mediat ukrainase raportuan se ajo e kishte informuar presidentin për qëllimin e saj për të dhënë dorëheqjen nga detyra muajin e kaluar, mes hetimeve të vazhdueshme për parregullsi të dyshuara në deklaratën e saj të pasurisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!