Një kapje e rrallë ka ndodhur në lumin Vjosa, ku një peshkatar 71-vjeçar nga fshati Frakull i Fierit ka arritur të nxjerrë nga ujërat e lumit një krap gjigant me peshë 21.5 kilogramë.
Petrit Troka, i cili prej më shumë se 40 vitesh merret me peshkim, tregon se ky është vetëm peshku i dytë i përmasave të tilla që ka arritur të kapë gjatë gjithë punës së tij pranë Vjosës.
Krapi, i njohur nga banorët e zonës edhe si “pendëkuq”, u kap me grep pas një beteje të gjatë.
“Kam mbi 40 vjet që merrem me këtë sport. Shumë vite më parë kam kapur një tjetër krap të madh, që peshonte 23 kilogramë. Ndërsa këtë herë, peshku peshon 21.5 kilogramë”, u shpreh peshkatari.
/abcnews.al/


