Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar dy shtetas të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin, raportoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars.
Sipas raportimeve, të dyshuarit akuzoheshin se kishin dërguar koordinata të ndjeshme të objekteve ushtarake dhe të sigurisë izraelite gjatë konfliktit mes Iranit dhe Izraelit.
Ndërkohë, organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka shprehur shqetësim për shtimin e ekzekutimeve në Iran. Sipas saj, autoritetet iraniane kanë kryer të paktën 52 ekzekutime arbitrare me motive politike nga fillimi i këtij viti deri në fund të muajit të kaluar.
Amnesty International vlerëson se dënimet me vdekje po përdoren nga regjimi iranian si një mjet për të shtypur mospajtimin dhe për të frikësuar kundërshtarët politikë.
/abcnews.al/


