Liverpool ka kaluar në avantazh përballë rivalëve të Everton, në sfidën e vlefshme për raundin e tretë të FA Cup. Jurgen Klopp aktivizoi një skuadër shumë të re në moshë dhe përveç Gomez, që është titullar, pjesa tjetër janë lojtarë nga akademia.
Është pikërisht një lojtar i akademisë, Curtis Jones, ai që shënoi golin e parë në këtë sfidë, në minutën e 71-të. Talenti shënon një gol të pabesueshëm nga një distancë e madhe, duke gjetur trekëndëshin e portës. Klopp nuk i beson syve, as portieri i Everton, Pickford. Nis festa në “Anfield Road”./abcnews.al
WHAT A GOAL CURTIS JONES #LIVEVE pic.twitter.com/Zk3l0N71zw
— H ?? (@HgooG78_) January 5, 2020