Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Lezhë/ Shkoi në spital për të marrë mjekim, por i bie pistoleta nga çanta. Procedohet 54-vjeçari

schedule12:06 - 27 Korrik, 2026

schedule 12:06 - 27 Korrik, 2026

Një 54-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka shkaktuar një shkrepje të pavullnetshme me armë zjarri në ambientet e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Sipas Policisë, 54-vjeçari, kishte shkuar në spital për të marrë mjekim për shkak të problemeve shëndetësore. Gjatë qëndrimit aty, dyshohet se nga çanta e krahut i ka rënë një armë zjarri, e dyshuar pistoletë, e cila është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia shpalli në kërkim djalin e tij, 18 vjeç, pasi dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.



Po ashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe një punonjës i Spitalit Rajonal të Lezhës, me detyrë punonjës IT, 54 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!